Ekonomia Online
FUNDIT

Aksioni “Brezovica 6”, tre prej të arrestuarve zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit

Aksioni “Brezovica 6”, tre prej të arrestuarve zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit

Tre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës janë në mesin e shtatë personave të arrestuar në aksionin “Brezovica 6”. Këtë informacion e ka konfirmuar prokurori i rastit “Brezovica” Rasim Maloku. Tre të arrestuar janë të MMPH”, tha Maloku. Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi se në vazhdimësinë e aksionit “Brezovica 6”, janë kontrolluar […]

Tre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës janë në mesin e shtatë personave të arrestuar në aksionin “Brezovica 6”.

Këtë informacion e ka konfirmuar prokurori i rastit “Brezovica” Rasim Maloku.

Tre të arrestuar janë të MMPH”, tha Maloku.

Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi se në vazhdimësinë e aksionit “Brezovica 6”, janë kontrolluar 11 lokacione, nga këto lokacione 8 ishin në Prishtinë, 2 në Podujevë dhe 1 në Fushë Kosovë.

Prokuroria konfirmoi se ndaj shtatë të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh, si dhe u bë e ditur se brenda afatit ligjor, pritet të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Të njëjtit dyshohen për veprat penale, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku, ka konfirmuar për Gazetën Express se në mesin e personave të arrestuar është edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Berat Lahu.

Prokurori Rasim Maloku tha se Lahu dyshohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit”.

Po ashtu, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar prova të ndryshme materiale.

Të ngjashme