Ekonomia Online
FUNDIT

Aktakuzë ndaj kryetarit të Klinës

Aktakuzë ndaj kryetarit të Klinës

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj. Elezaj dyshohet për veprën penale të konfliktit të interesit. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi e ka konfirmuar këtë për lajmi.net. Ai ka thënë se aktakuza është ngritur lidhur me punësimin e vajzës së Elezajt në Qendrën e […]

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

Elezaj dyshohet për veprën penale të konfliktit të interesit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi e ka konfirmuar këtë për lajmi.net.

Ai ka thënë se aktakuza është ngritur lidhur me punësimin e vajzës së Elezajt në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Klinë.

Kryetari i Komunës së Klinës Zenun Elezaj nga AAK ende pa i bërë 3 muaj në detyrë, e kishte punësuar vajzën e tij në shtëpinë e shëndetit. Në këtë konkurs kanë aplikuar 6 aplikantë. Ishte mjeku Albert Dodaj i cili ka qenë i punësuar si mjek i përgjithshëm, por pasi që ai shkoi në specializim në Gjerman,i ende pa e pritur që të kthehet ia kishin shpallur të lirë vendin e punës duke u pranuar Marigona Elezaj vetë vajza e Kryetarit të Klinës. /

Të ngjashme