Akullnajat e Groenlandës, NASA i vëzhgon nga qielli

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

85 për qind e Groenlandës është e mbuluar me akuj, ç’ka e vendos këtë territor në vijën e parë të frontit për sa i takon shkrirjes së akullit në arktik, në një rajon që po ngrohet dy herë më shpejt se pjesa tjetër e planetit.

Nga kjo zonë e largët, shkencëtarët e NASA-s po mbledhin të dhëna për të kuptuar më mirë një aspekt pak të studiuar, atë se si oqeanet ndërveprojnë me akullnajat dhe kontribuojnë në shkrirjen e tyre.

“Planeti po nxehet për shkak të ndryshimeve klimaterike të shkaktuara nga njeriu dhe Groenlanda po i ndjen pasojat në mënyrë direkte. Jo shumë njerëz mendojnë se akulli këtu po shkrin nga ngrohja e ajrit, pak a shumë si një kub akulli para një tharëseje flokësh, por në fakt, janë oqeanet ato po gllabërojnë gjithnjë e më shumë akull.”

Ekspertët kanë nisur misionet e tyre që në 2015. Duke fluturuar mbi fjorde, akullnaja dhe ajsbergë, në një avion të vjetër të kohës së luftës së dytë botërore, ata bëjnë matje të temperaturave në arktik. Këto të dhëna më pas i krahasojnë me ato të periudhës së dimrit për të parë se si uji i ngrohtë nga oqeanet po ndikon tek shkrirja e akullnajave.

“Ka shumë pikëpyetje, si temperatura e oqeanit ndikon në shtresën e akullit të Groenlandës sot dhe në të ardhmen. Ndaj të dhënat që po mbledhim janë shumë të vlefshme, sepse po na lejojnë për të parën herë të vendosim një lidhje mes temperaturave të oqeaneve dhe shkrirjes së shtresës së akullit.”

Por, në Groenlandën e largët lindore, me pak komunikime dhe transport, edhe zhvillimi i misionit është një sfidë më vete. Sidoqoftë, shkencëtarët nuk zmbrapsen dhe shpresojnë që do të munden të bëjnë diçka të vyer për të ardhmen.

Të ngjashme