Alarm në Hungari, kërcënimi për bombë mbyll shkollat

Prishtinë | 23 Jan 2025 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Dhjetëra shkolla janë evakuuar në Hungari këtë të enjte pas një alarmi për bombë që u dërgua përmes e-mailit në shumë institucione arsimore.

Kërcënimet kanë prekur gjithsej 121 shkolla në mbarë vendin, duke ngritur në këmbë autoritetet, të cilat ushtruan kontrolle të imtësishëm.

Sipas disa të dhënave nga policia hungareze një person i paidentifikuar kërcënoi se do të sulmonte “çdo vend grumbullimi, çdo pikë referimi” në atë që thoshte se ishte një komplot i dhunshëm ekstremist i organizuar nga një “kalifat” pa emër.

Pas verifikimeve, në shkollat e kontrolluara nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes, teksa autoritetet hungareze kanë kërkuar ndihmë nga Sllovakia fqinje, ku një kërcënim i ngjashëm me bombë masive ka ndodhur kohët e fundit. (A2 Televizion)

Të ngjashme