Aliu: Nexhmije Pagarusha shpërfaqi vlerat më të shtrejnta të muzikës shqiptare

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka reaguar me rastin e ndarjes nga jeta të divës së muzikës shqipe Nexhmije Pagarushës, ku ka shkruar se ajo shpërfaqi vlerat më të larta të gjyhës dhe muzikës shqipe.

“Me këngët e saj u rritëm, me zërin e saj u forcuam, ajo nuk ka vdekur, kaherë është përjetësuar, Bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha.

Brezave dhe gjithë Kosovës, asnjëherë nuk i vdes zëri i saj në vesh që aq ëmbël e me muzikalitet, shpërfaqi gjuhën shqipe e vlerat më të shtrenjta të muzikës shqiptare.

Dritë pastë shpirti i primadonës shqiptare”!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme