Aliu ngushëllon familjen për vdekjen e këshilltarit komunal Abdullah Hoxha

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Ferizajt ka ngushëlluar familjen dhe miqt, për vdekjen e këshilltarit komunal të disa legjislaturave Abdullah Hoxha.

I par i Ferizajt në telegramin e ngushëllimit dërguar familjarëve ka thënë se Avdullah Hoxhën do ta kujtojmë gjithmonë me dashamirësi dhe të vullnetshëm për kryerjen e detyrave.

“Vdekja e parakohshme e asambleistit të disa legjislaturave, Abdullah Hoxha ka pikëlluar të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë e familjarët.

Me këtë rast, i pari i Ferizajt, Agim Aliu ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Hoxha dhe miqtë e të ndjerit.

“E respektuara familje Hoxha! Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, mikut e bashkëpunëtorit tonë në jetën publike, delegatit të zërit qytetarë në disa legjislatura të Kuvendit të Komunës, Abdullah Hoxha. Të ndjerin do ta kujtojmë përherë me dashamirësi e vullnetplotë në kryerjen e detyrave. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës. Ngushëllime!” shkruan në telegramin e ngushëllimit, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme