Ambasadorja finlandeze: Duhet ta luftojmë Coronavirusin e jo njëri-tjetrin

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Të gjitha vendet e botës janë duke luftuar kundër pandemisë së coronavirusit, e cila deri më tash u ka marrë jetën mijëra personave.

Me të njëjtën gjë është duke u përballur Kosova, ku po kërkohet unitet nga akterët politik në këtë periudhë, duke pasur parasysh se tashmë koalicioni qeverisës është përçarë madje pritet edhe rrëzimi i qeverisë përmes mocionit që ka iniciuar LDK.

Ambasadorja e Finladnës në Kosovë, Pia Stjernvall ka kërkuar unitet nga politikanët për të luftuar coronavirusin e jo njëri-tjetrin.

“Nuk ka më luftë kundër njëri-tjetrit por kundër virusit COVID-19. Ne kemi nevojë për një botë të bashkuar , Finlandë të bashkuar dhe Kosovë të bashkuar. Faleminderit Kombeve të Bashkuara për një thirrje kaq të mirë”, ka shkruar ambasadorja finlandeze në Twitter.

Të ngjashme