Amerikani që qëndroi padrejtësisht 39 vjet në burg dëmshpërblehet me 21 milionë dollarë

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Craig Coley do të dëmshpërblehet me 21 milionë dollarë për shkak të qëndrimit pa të drejtë në burg për 39 vjet. Ai ishte akuzuar dhe dënuar padrejtësisht për vrasjen e Rhonda Wichtit dhe djalit të saj 4 vjeç në vitin 1978.

Sipas të dhënave zyrtare, dënimi me 39 vjet burgim ka qenë dënimi më i rëndë që është dhënë ndonjëherë në shtetin e Kalifornias në SHBA. “Ndonëse asnjë sasi e të hollave nuk mund të krahasohet me atë që i ka ndodhur z.Coleyt, dhënia e dëmshpërblimit është gjëja e duhur për të dhe për komunitetin tonë”, tha menaxheri i qytetit, Eric Levitt.

Vitin e kaluar, Coley ishte dëmshpërblyer nga Bordi për Dëmshpërblim të Viktimave me 2 milionë dollarë ose 140 dollarë për secilën nga 13 mijë e 991 ditët e kaluara në burg. Sidoqoftë, ai bëri ankesë ndaj këtij vendimi dhe tash ai do të dëmshpërblehet me 21 milionë dollarë.

Sipas një deklarate për shtyp, organet lokale do t’i paguajnë 4.9 milionë dollarë, ndërsa pjesa tjetër do të paguhet nga kompanitë e sigurimeve dhe burime tjera, shkruan “CNN”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme