Anglia e mposht Shqipërinë, e merr kreun e Grupit I

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Anglia e ka mposhtur me lehtësi 2:0 Shqipërinë, për ta marrë kreun e Grupit I kualifikues për Kupën e Botës 2022 të dielën.

Harry Kane dhe Mason Mount shënuan në “Air Albania” për fitoren e dytë të tre luanëve në dy ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin e Katarit.

Shqipëria, që po vinte nga një fitore minimale në ndeshjen hapëse kundër Andorrës, nuk mundi të bëjë mjaftueshëm për ta lënduar kombëtaren e tre luanëve.

Kuqezinjtë ia dolën të mbahen mirë vetëm në minutën e 39-të, kur Harry Kane e theu akullin duke shënuar me kokë pas një harkimi nga Luke Shaw.

Kane më pas e përgatiti golin e dytë të anglezëve duke asistuar për Mount, i cili nga afërsia e mposhti Etrit Berishën.

Shqipëria nuk e pati asnjë goditje në kornizën e portës së Nick Pope dhe kështu e pësoi humbjen e parë në këto kualifikuese.

Anglia është lidere me 6 pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Shqipëria kë tri pikë.

Të ngjashme