Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj Salih Mekajt dhe tre të tjerëve

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, në rastin e  ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj, Vlora Goranit, Mentor Seferaj dhe Ali Seferaj për veprat penale “Ushtrim të Ndikimit, “Shtytje në kryerjen e veprës penale” dhe  “Dhënia e ryshfetit në tentativë”.

Me këtë rast është vërtetuar aktgjykimi  i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 28 maj të këtij viti sipas të cilit ata ishin janë liruar nga akuza.

I akuzuari i parë  është liruar nga akuza për shkak të veprës penale: “Ushtrimi i ndikimit”, Vlora Gorani,  për shkak të veprës penale: “Shtytje në kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit”

Kjo e fundit po ashtu së bashku më  Mentor Seferajn dhe Ali Seferajn janë liruar nga akuza edhe për veprën penale në bashkëkryerje “Dhënia e ryshfetit në tentativë”

Gjykata e Apelit konstaton se në aktgjykimin e atakuar nuk evidentohen shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale,  gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe se nuk ka shkelje as të ligjit penal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme