Arben Gashi merr 700 sms me kërcënime, pasi VV-ja publikoi numrat e deputetëve

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Pasi që zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje i publikuan numrat e deputetëve në grupin #me kryeministrin, militantët e VV-së përveç mesazhit “mos na vjedh votën” edhe kanë kërcënuar deputetët.

Insajderi merr vesh se shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka pranuar 700 mesazhe kërcënuese nga persona të ndryshëm.

Pas shpërndarjes së numrave të deputetëve, dhe krijimit të një grupi të gjerë, nga zyrtarët të VV-së përfshirë edhe Boiken Abazin, qytetarët janë shprehur të irrituar se pse numrat e tyre janë duke u kerpërdorur. Madje njëra prej tyre u ka thënë se mesazhet “vota juaj pot ë mbahet mend” mund të konsiderohet si kërcënim.  

Të ngjashme