Argjentina me numër rekord të rasteve me COVID-19

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarë shëndetësorë të Argjentinës kanë konfirmuar një numër rekord të rasteve me COVID-19 me 8.713 dhe 381 vdekje të tjera gjatë 24 orëve.

Ministria e shëndetësisë së këtij vendi ka paralajmëruar se megjithëse masat e karantinës janë forcuar në kryeqytetin Buenos Aires dhe periferitë e saj, rastet tani janë në rritje në rajone të tjera.

Provinca e Buenos Aires regjistroi 5,656 nga infeksionet e reja pasuar nga provinca Jujuy me 352. Santa Fe pati 209, Córdoba 208, Mendoza 172 dhe Entre Ríos 124.

Në total, Argjentina ka parë më shumë se 350,000 infeksione dhe 7.366 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton BBC.

Amerika Latine dhe Azia janë rajone që aktualisht kanë numrin më të madh të rasteve të konfirmuara ditore.

Të ngjashme