Arrestohen 17 persona nga një grup kriminal që ka lidhje të vjetër me UÇK-në: Merreshin me trafik armësh dhe migrantësh

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 10:06 | Nga

Janë arrestuar 17 anëtarë të një organizate kriminale që ka lidhje me Cosa Nostran dhe një grup shqiptarësh që kanë lidhje të vjetra me UÇK-në, shkruan media italiane Tgcom24, njofton Klan Kosova.

Tgcom24 shkruan gjithashtu se grupi ka lidhje me xhihadistët.

Policia në Palermo aksionin e ka realizuar në qytete të ndryshme italiane.

Organizata thuhet të jetë një rrjet ndërkombëtar që merren me trafikimin e migrantëve, armëve, gurëve të çmuar, arit dhe parave.

Ky grup organizonte trafikimin e migrantëve nëpër rrugët e Ballkanit dhe përmes Italisë dërgonte njerëz në Zvicër dhe shtete të tjera në Europë.

Organizata me bazë në Palermo ka degë që funksionojnë edhe në Provincën e Sondrios, Como, Pordenone dhe Sirenë.

Gjithashtu në Zvicër, Gjermani, Maqedoni dhe Kosovë, shkruan Tgcom24.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme