Arrestohen dy persona në Skenderaj, kanosën një tjetër – policia e konfiskon një pistoletë të plastikës

Prishtinë | 23 Jan 2024 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar dy persona në Skenderaj, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje e kanë kanosur me pistoletë një person tjetër.

Sipas policisë, gjatë kontrollit te automjeti i të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e plastikës, dy shkopinj të drurit dhe një thikë.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të ngjashme