Arrestohen tre persona, i mashtruan kosovarët për punësim në Gjermani

Prishtinë | 25 Jan 2020 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Tre të dyshuar janë arrestuar dje në Prishtinë pasi i kanë mashtruar dhe u kanë premtuar qytetarëve punësim në profesione të ndryshme në Gjermani duke u marrë shuma të ndryshme të parave.

Gjatë fazës së hetimit janë aplikuar masat e nevojshme të hetimit të fshehtë, janë mbledhur dëshmitë nga të dyshuarit si kontratë pune e cilat do të shërben për tu pajisur me viza.

Sipas raportit të policisë janë sekuestruar dëshmi që do të shërbejnë si provë në procedurë të mëtejme. Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme