Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, i sekuestrohet një armë

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në fshatin Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj, ku ka arrestuar një 16-vjeçar.

Tek i dyshuari R.M i moshës 16 vjeçar, policia ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka konfiskuar një armë të zjarrit (gjysmë automatike) pa fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Të ngjashme