Arrestohet drejtori financiar i AKPM-së, Mendim Sojeva

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 16:13 | Nga

Policia e Krimeve të rënda ka arrestuar Mendim Sojevën, drejtor financiar në Agjencinë Kosovare për Produkte Mjekësore nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, raporton Koha Ditore.

Sipas Bajram Krasniqit nga departamenti i krimeve të rënda M.S i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me këtë rast Koha Ditore ka raportuar javën e kaluar se 400 mijë euro ishin shpenzuar nga buxheti i Ministrisë se Shëndetësisë dhe për to nuk kishte asnjë arsyetim se ku kanë shkuar.

Siç kishte mësuar gazeta, mbi 300 mijë euro janë tërhequr nga Agjencisë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Mjekësore, në emër të avancave për udhëtime, ndërsa rreth 100 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë.

Kryeshefi i kësaj Agjencie, Jeton Shala, siç raportoi gazeta, kishte marrë vendim për suspendim e drejtorit financiar, Mendim Sojeva dhe e ka dërguar atë në Komision Disiplinor, drejtorin e Administratës, Sejdë Tolaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme