Arrestohet i dyshuari për grabitjen në një filial për transfer të parave në Podujevë

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 09:25 | Nga

Nga hetuesit policor të stacionit të Podujevës, dje është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i që mund të jetë i përfshirë në një rast të
grabitjes së armatosur.

Rasti ka ndodhur me datën 10.09.2018 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku në një lokal (pikë e një filiali që merret me transferim parash), nën kërcënimin e armës janë grabitur një shumë e parave të gatshme.

Puna e hetuesve policor të stacionit të Podujevës, është finalizuar mbrëmë rreth orës 18:00, e cila ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Ndaj tij, Prokurori i shtetit i ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme