Arrestohet ish-kryeministri i Skocisë, Alex Salmond – hetohej për ngacmime seksuale

Skoci | 24 Jan 2019 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet skoceze kanë arrestuar sot ish-kryeministrin, Alex Salmond.

Ish-shefi i Qeverisë së Skocisë, do të paraqitet në gjykatë sot pasdite.

Salmond është nën një proces nga policia skoceze pas një hetimi konfidencial në akuzat e dy grave që i kishte ngacmuar seksualisht disa vjet më parë.

Qeveria skoceze e dërgoi raportin e tyre përfundimtar në polici në gusht të vitit të kaluar.

Një zëdhënës i policisë së Skocisë tha: “Ne mund të konfirmojmë se një burrë 64 vjeçar është arrestuar dhe akuzohet se një raport i është dërguar prokurorit fiskal”, shkruajnë mediat e huaja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme