Arrestohet mësuesja për marrëdhënie seksuale me nxënësin

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Një mësuese e Manatee County është arrestuar për marrëdhënie seksuale me një nxënës 15 vjeçar dhe duke i dërguar foto të turpshme.

Policia thotë se Kassandra Moore, 31 vjeçare, shkëmbeu mesazhe të papërshtatshme me nxënësin përmes Instagramit, transmeton Klan Kosova.

Më tej, policia thotë se Moore u takua me nxënësin në një park për të kryer marrëdhënie seksuale. Gjithashtu, ajo u përpoq ta mbulonte duke i kërkuar një tjetër nxënësi për të shërbyer si alibi dhe ajo kërkoi nga një person tjetër t’i fshinte mesazhet dhe fotografitë nga telefoni.

Moore tani o ballafaqohet me katër akuza.

Të ngjashme