Arrestohet në Prishtinë i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

Prishtinë | 03 Shk 2023 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të kërkuar ndërkombëtarisht, ditën e enjte, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari mashkull, 43 vjeçar, është i dënuar me dhjetë vjet burgim.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë dënuar me vendim gjykate si dhe janë shpallur në kërkim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim, dhe i Arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar.

Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar;

-Xh. S, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Të ngjashme