Arrestohet një 24-vjeçare, u kap me kokainë

Prishtinë | 23 Mar 2022 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 24 vjeçare në Ferizaj pasi u kap me substancë narkotike të llojit kokainë.

Sipas policisë për të njëjtën ka pasur informacione se merret me shit-blerje të narkotikëve.

E njëjta është shtetase e Shqipërisë.

”Më datën 22.03.2022, DHTN-së Ferizaj, pas një plani taktik nën asistimin hetuesve të DHTN-së në Prizren, rreth orës 21:30, kanë ndaluar një veturë në të cilën ishte e dyshuara femër, Xh. N (1997) shtetase e Republikës së Shqipërisë. Pas kontrollit të së dyshuarës, tek e njëjta janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për kokainë. E dyshuara e lartcekur është arrestuar në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotik (DHTN)-Ferizaj kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative në teren, për një të dyshuar, e cila dyshohet se merret me shitblerje të narkotikëve dhe është duke u kthyer nga Shqipëria për në Kosovë.

Më datën 22.03.2022, DHTN-së Ferizaj, pas një plani taktik nën asistimin hetuesve të DHTN-së në Prizren, rreth orës 21:30, kanë ndaluar një veturë në të cilën ishte e dyshuara femër, Xh. N (1997) shtetase e Republikës së Shqipërisë.

Pas kontrollit të së dyshuarës, tek e njëjta janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për kokainë. E dyshuara e lartcekur është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Pas njoftimit të Prokurorit kujdestar si dhe marrjes së urdhrit verbal nga gjykatësi i procedurës paraprake, policia ka realizuar bastisjen në banesën, në të cilën e dyshuara ka jetuar me qera dhe në tërësi tek e dyshuara janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provave materiale si në vijim:

Disa qese me sasi të ndryshme me substancë të dyshuar pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për kokainë, në total 201.19 gram.
Dy peshore dhe disa qese të zbrazëta
Një pjatë porcelani ku është bërë matja dhe përgatitja për shtije.
Një palë gërshërë.
Një pasaportë .
Një telefon celular.
Një kartëmonedhë 20 euro.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, e dyshuara Xh. N (1997), është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme