Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet një 25 vjeçar në Istog për vjedhje të ndryshme

Arrestohet një 25 vjeçar në Istog për vjedhje të ndryshme

Një 25 vjeçar nga Istogu, është arrestuar dje nga Policia në Pejë për disa vjedhje. Fillimisht, sipas PK-së, më 11 shkurt rreth orës 19:50, është njoftuar nga një person se në fshatin Vrellë- Istog, në një lokal ka ndodhur një rast ‘grabitje’. “Sipas viktimës 2 persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në lokalin […]

Një 25 vjeçar nga Istogu, është arrestuar dje nga Policia në Pejë për disa vjedhje.

Fillimisht, sipas PK-së, më 11 shkurt rreth orës 19:50, është njoftuar nga një person se në fshatin Vrellë- Istog, në një lokal ka ndodhur një rast ‘grabitje’.

“Sipas viktimës 2 persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në lokalin e tij dhe i kanë grabitur të holla nga arka dhe nga xhepi i viktimës”, thuhet në raport.

dyshuarit gjatë grabitjes e kanë goditur viktimën të cilit i kanë shkaktuar lëndime dhe të njëjtit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

“Gjatë hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, fillimisht kanë gjetur veturën e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe me datën 24 shkurt 2020, rreth orës 16:00, është arritur të arrestohet i dyshuari: B. S. i lindur me 1995”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së.

Sipas policisë, ky person është i dyshuar edhe për raste tjera të veprës së ‘grabitjes’ në rajonin e Pejës dhe një rajoni tjetër jashtë zonës së Drejtorisë Rajonale të Policisë Pejë.

“I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë”, përfundon raporti.

Të ngjashme