Arrestohet një 27-vjeçar në Vushtrri, gjatë kontrollit në veturë iu gjet një kavanoz me marihuanë

Prishtinë | 24 Pri 2023 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Në orët e paradites së sotme, policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.

Arrestimi i të dyshuarit F. Z .,27 -vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është realizuar në fshatin Druar në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një veturë me ç’ rast gjatë kontrollit brenda në veturë është gjetur një kavanoz me substancë të dyshuar narkotike.

Me rrjedhën e mëtejme hetimore po vazhdon njësia përkatëse në kuadër të DHTN- në Mitrovicë.

Të ngjashme