Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet një burrë në Gjilan, dyshohet për dhunë në familje

Arrestohet një burrë në Gjilan, dyshohet për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Gjilan, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj një gruaje, raporton Ekonomia Online. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka marrë tretman mjekësor për lëndimet e shkaktuara. Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar një pistoletë me kalibër 9×19 mm, e cila posedonte leje valide, si […]

Është arrestuar një person në Gjilan, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj një gruaje, raporton Ekonomia Online.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka marrë tretman mjekësor për lëndimet e shkaktuara.

Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar një pistoletë me kalibër 9×19 mm, e cila posedonte leje valide, si dhe 15 fishekë të po të njëjtit kalibër.

Me vendim të prokurorit, pas intervestimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme