Arrestohet një i dyshuar për vrasje në tentativë në Prishtinë

Prishtinë | 26 Dhj 2022 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Një i dyshuar për vrasje në tentativë është arrestuar më 18 dhjetor në Prishtinë.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, prej tij janë konfiskuar disa pjesë të pistoletës së djegur e cila është përdorur në rast.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 18.12.2022 – 18:30. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari dhe nga ai janë konfiskuar disa pjesë të pistoletës së djegur që është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme