Arrestohet një i dyshuar për vrasjen që ndodhi në shtator të vitit të kaluar në Gjilan

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar një person që dyshohet për vrasjen në Gjilan, që kishte ndodhur në shtator të vitit të kaluar.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjilan, 12.09.2021 – 19:45. Lidhur me rastin më datë 20.01.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar . I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Rasti kishte ndodhur në afërsi të parkut të qytetit, pranë një lokali, ku kishte mbetur i vdekur një 50-vjeçar.

Policia kishte deklaruar se 50-vjeçari ishte duke pirë kafe, kur dy persona qëlluan me armë zjarri drejt tij, e më pas u larguan në drejtim të panjohur.

Të ngjashme