Arrestohet një person në Mitrovicë, iu gjet armë në veturë

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij iu gjet një pistoletë pa leje.

I arrestuari në rrugën “Kuvendi i Lezhës”, është I.M., 54 vjeçar.

“Në orët e mesditës së sotme, policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës ”. Arrestimi i personit të dyshuar është realizuar në rrugën “Kuvendi i Lezhës” në Mitrovicë, ku pas ndaljes dhe kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë. Pas intervistimit, i dyshuari I. M., 54 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme