Një rast me elemente të veprës penale “dhunë në familje” është raportuar sot me datën 25 nëntor 2019 në Vushtrri. Sipas njoftimit të Policisë, bazuar në deklaratën e viktimës dhe provave tjera të siguruara bëhet e ditur se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike, me ç ‘rast viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Hetuesit […]
Arrestohet një person në Vushtrri për dhunë në familje

Një rast me elemente të veprës penale “dhunë në familje” është raportuar sot me datën 25 nëntor 2019 në Vushtrri.
Sipas njoftimit të Policisë, bazuar në deklaratën e viktimës dhe provave tjera të siguruara bëhet e ditur se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike, me ç ‘rast viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime hetimore, ku është arrestuar personi i dyshuar i cili është intervistuar.
Ndërsa pas procedurave intervistuese, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
















