Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet një polic në veri, dëmtoi kamerat në laboratorin e drogës

Arrestohet një polic në veri, dëmtoi kamerat në laboratorin e drogës

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor.  Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. “Për shkak të dëmtimit të provave nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit, nga Inspektoriati Policor i Kosovës arrestohet një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit […]

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor. 

Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Për shkak të dëmtimit të provave nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit, nga Inspektoriati Policor i Kosovës arrestohet një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë -Veri dhe dërgohet në mbajtje. Zero tolerancë ndaj krimit, posaçërisht atij brenda radhëve të policisë! Për polici të pastër në shërbim të ligjit e qytetarëve! Për polic të ndershëm e profesional!”, ka shkruar ministri Sveçla.

Të ngjashme