Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet një polic për ngacmim seksual

Arrestohet një polic për ngacmim seksual

Një zyrtar policor është arrestuar mbi dyshimin për ngacmim seksual të enjten mbrëma në Pejë nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës. Me vendim të prokurorit, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. IPK-ja ka rekomanduar edhe suspendimin e tij. “Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar drejt mbajtjes së […]

Një zyrtar policor është arrestuar mbi dyshimin për ngacmim seksual të enjten mbrëma në Pejë nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Me vendim të prokurorit, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

IPK-ja ka rekomanduar edhe suspendimin e tij.

“Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar drejt mbajtjes së standardeve të larta të integritetit brenda institucioneve të sigurisë publike përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka thënë IPK në njoftim.

Të ngjashme