Një nxënës është arrestuar në Vushtrri pasi policia ka gjetur tek ai një armë, një karikator me dy fishekë, një boks të hekurit dhe një thikë. “Si rezultat i bashkëpunimit të PK-së me autoritet e arsimit, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar (nxënës i shkollës), pasi që i njëjti ishte ndaluar jashtë hapësirës shkollore, ku […]
Arrestohet nxënësi, mbante me vete revole, një boks të hekurit dhe një thikë

Një nxënës është arrestuar në Vushtrri pasi policia ka gjetur tek ai një armë, një karikator me dy fishekë, një boks të hekurit dhe një thikë.
“Si rezultat i bashkëpunimit të PK-së me autoritet e arsimit, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar (nxënës i shkollës), pasi që i njëjti ishte ndaluar jashtë hapësirës shkollore, ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë (revole), një karikator me dy fishekë, një boks i hekurit dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.
















