Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të ngacmimit seksual ndaj një gruaje.
Policia njofton se rasti dyshohet të ketë ndodhur më 12 nëntor.
I dyshuari është arrestuar të martën dhe është intervistuar nga organet e rendit.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.