Arrihet marrëveshja për rihapjen e qeverisë amerikane

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Senati amerikan pritet të votojë dy projektligje që menjëherë i japin fund mbylljes së pjesshme të qeverisë, raporton New York Times, transmeton Klan Kosova.

Njërin projektligj e mbështet presidenti amerikan Donald Trump, që parasheh ndarjen e 5.7 miliardë dollarëve për ndërtimin e murit përgjatë vijës kufitare me Meksikën. Projektligji tjetër parasheh zgjatjen e financimit të agjencive të mbyllura qeveritare deri më 8 shkurt,

Plani është një kompromis midis senatorit Mitch McConell që udhëheq shumicën dhe senatorit Chuck Schumer, lider i Demokratëve, dhe ofron rrugën drejt daljes së labirintit që ka bërë që pjesërisht qeveria të mbyllet, që tani ka hyrë në javën e pestë dhe mbi 800 mijë punonjës federalë i ka lënë pa paga. Këtë plan e kanë prezantuar që të dy senatorët gjatë të martës pasdite në Senat.

“Njerëzit po pyesin nëse ka rrugëdalje nga kjo krizë, a ekziston ndonjë mënyrë që 800 mijë punonjësit federalë që nuk po paguhen të mos e bartin më barrën, a ka ndonjë mënyrë që fillimisht mund të hapë shërbimet qeveritare dhe më pas të diskutohet për sigurinë e kufijve”, ka deklaruar Schumer.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme