Asistencë ligjore falas për gazetarët në Shqipëri, që hasin probleme në punë

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Gazetarët të cilët hasin problematika gjatë punës së tyre tashmë kanë akses në ndihmë ligjore falas.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Tiranë, organizoi në Shkodër një workshop me gazetarët ku u diskutua për problemet që hasin ata në punën e përditshme.

KShH vëzhgon nga afër situatën e respektimit të drejtave të punës të gazetarëve, duke konstatuar se çdo ditë gazetarët përballen me mos respektimin e të drejtave të tyre në vendin e punës, mungesës së një kontrate apo vonesa të pagesave.

KShH diskutoi me punonjës të sektorit te medieve të Shkodrës, Malësisë së Madhe e Lezhës, jo vetëm rreth problemeve që ata ndeshin lidhur me respektimin e të drejtave të tyre të punës, por dhe me aksesin në ndihmë ligjore falas.

Kjo asistencë mundësohet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Tiranë, në kuadër të projektit “Mbështetje për një media të pavarur në Shqipëri”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme