Asnjë pacient me Coronavirus në Wuhan

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Kina ka bërë të ditur se të gjithë pacientët e prekur nga Covid-19 në Wuhan, janë liruar nga spitalet.

Qyteti kinez, ku filloi pandemia globale e koronavirusit, tani nuk ka asnjë rast të mbetur të të prekurve nga infeksioni nëpër spitalet e tij, u ka thënë një zyrtar shëndetësor gazetarëve.

“Lajmet e fundit janë se deri në 26 prill, numri i pacientëve të rinj me koronavirus në Wuhan ishte në zero, falë përpjekjeve të përbashkëta të Wuhan dhe stafit mjekësor nga e gjithë vendi”, tha zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetit Mi Feng në një konferencë.

Qyteti kishte raportuar 46,452 raste, 56 përqind e totalit kombëtar.

Wuhan regjistroi 3,869 vdekje, ose 84 përqind e totalit të Kinës.

Të ngjashme