ATK-ja rrit të hyrat për 9.9 milionë

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 12:23 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbajtur konferencën e fundvitit për medie, ku u prezantua puna e këtij institucioni për vitin 2018 si dhe planet pre vitin 2019.

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri, tha se këtë vit ka qenë një trend në rritje të të hyrave.

Madje tha se ATK ka pasur rritje të të hyrave 9.9 milion, raporton Ekonomia Online.

“ATK këtë vit e përmbyll me një rezultat të hyrave 9.9 milion. Në raport me vitin e kaluar këtë vit kemi një performancë më të mirë. Neve na gëzon fakti që trendi i të hyrave nga viti në vit është në rritje. Pjesa më e mirë është tatimi i kërkesave për rimbursim”, tha Imeri.

Madje borxhlinjët këta vit janë publikuar për qytetarët nga ATK-ja.

“Për herë të parë këtë vit ATK ka bërë publikimin e borxheve. Ka pasur edhe lirime nga TVSh enë importim më pjesën e teknologjisë. Departamenti i hetimeve ka zhvilluar aktivitete në kuadër të tatimit dhe inteligjencës për ekonominë jo formale si dhe parandalimin dhe luftimin. Këtë vit ATK-në e ka karakterizuar edhe monitorimi i lojërave të fatit ku vlera e gjobave në këtë drejtim ka qenë 1.641.750.00 euro”, u shpreh Imeri, raporton EO.

Vitin 2018 ATK ka pasur edhe bashkëpunim ndërinstitucional, ku janë zhvilluar aktivitete të ndryshme me komunat, me Policinë, me doganat etj.

“ATK ka bashkëpunim ndërinstitucional me institucionet e Kosovës si ARBK-në, ASK-në, MPMS-në, Komunat etj, ku zhvillohen aktivitete në bazë të këmbimit të të dhënave si dhe me MPMS-në edhe inspektime. Bashkëpunim tjetër ka pas edhe me Doganën e Kosovës, ku janë zhvilluar aktivitete në kuadër të lojërave të fatit l, shkëmbim informacioni. Bashkëpunim ka pas edhe me Policinë e Kosovës, ku janë zhvilluar aktivitete në bazë të luftimit të dukurive delikuente, ekonomisë jo formale si dhe pastrimin e parave”, u shpreh Imeri.

Përveç bashkëpunimit ndërinstitucional ATK këtë vit ka pasur edhe bashkëpunim ndërkombëtar, në veçanti me GIZ-in gjerman.

“Përveç bashkëpunimit ndërinstitucional kemi pasur edhe bashkëpunim ndërkombëtar me GIZ-in Gjerman, në bankën botërore dhe ambasadën e Britanisë. ATK këtë vit ka pas memorandum bashkëpunim edhe me administratën e të hyrave në Maqedoni. Këtë vit është zhvilluar edhe raporti i quajtur TADAT ku ka pas vlerësim të fushës së rezultateve të performancës më kuadër të integritetit të bazës së tatimpaguesve të regjistruar menaxhimit efektiv të rrezikut, deklarimeve tatimore në kohë, pagesës së tatimeve me kohë, llogaridhënies dhe transparencës”, tha Imeri.

Kreu i ATK-së, foli edhe për vitin 2019. Ai tha se viti që vjen do të jetë me sfida për këtë institucion.

“Viti 2019 sot të jetë viti më sfidues për ATK-në, objektivat e ATK-së për vitin 2019 janë, plani vjetor i punës, plani i trajtimit të rreziqeve të përmbushjes tatimore, iniciativat e Qeverisë së Kosovës etj”, pohoi Imeri, raporton EO.

Përndryshe, Imeri tha se reformat që priten ta karakterizojnë ATK-në për vitin 2019 – 2021 janë, implementimi i strategjisë së ATK-së 2015 – 2020, përmbushja e objektivave në kuadër të MSA-së, zbatimi i strategjisë për parandalimin dhe luftën kundër ekonomisë joformale etj.

Të ngjashme