Një 59 vjeçar është në gjendje kritike për shkak se është sulmuar nga një peshkaqen në Great Barrier Reef të Australisë. Ekipi i shpëtimit e kanë transportuar viktimën nga Britomart Reef për në Spitalin Townsville ku po trajtohet për plagët e rënda, shkruan Reuters. “Padyshim se kishte prova të një kafshimi të rëndë të peshkaqenit […]
Australi, 59 vjeçari në gjendje kritike pasi u sulmua nga peshkaqeni

Një 59 vjeçar është në gjendje kritike për shkak se është sulmuar nga një peshkaqen në Great Barrier Reef të Australisë.
Ekipi i shpëtimit e kanë transportuar viktimën nga Britomart Reef për në Spitalin Townsville ku po trajtohet për plagët e rënda, shkruan Reuters.
“Padyshim se kishte prova të një kafshimi të rëndë të peshkaqenit në pjesën e sipërme të kofshës së pacientit”, ka thënë mjeku David Humphreys.
“Ai mbetet në gjendje kritike pas ndërhyrjeve tona dhe tani po kalon nëpër një operacion urgjent këtu në spital”.

















