Ekonomia Online
FUNDIT

Australi, babai shqiptar vret të bijën pasi doli natën me shoqet

Australi, babai shqiptar vret të bijën pasi doli natën me shoqet

Petrit Lekaj, një shqiptar në Adelaide të Australisë, me origjinë nga Shkodra, po mbahet i arrestuar nga policia si i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Sabrina Lekaj, pasi kishte dalë me shoqet gjatë natës. 20-vjeçarja u gjet e vrarë në makinë, e goditur me thikë, pak orë pasi ishte ndarë nga shoqet. Mamaja […]

Petrit Lekaj, një shqiptar në Adelaide të Australisë, me origjinë nga Shkodra, po mbahet i arrestuar nga policia si i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Sabrina Lekaj, pasi kishte dalë me shoqet gjatë natës.

20-vjeçarja u gjet e vrarë në makinë, e goditur me thikë, pak orë pasi ishte ndarë nga shoqet. Mamaja e saj telefonoi policinë të paktën një orë pasi vajza kishte vdekur.

Policia gjeti babain 49-vjeçar pranë saj, brenda në makinë, të lyer me gjak dhe me plagë të lehta në bark, po me thikë. Policëve iu desh të thyenin xhamin e makinës që t’i nxirrnin të dy. Babai u mor në pyetje dhe më pas u mbajt i arrestuar, ndërkohë që ndaj tij është ngritur akuza për vrasjen e së bijës.

Shoqja e ngushtë tha për mediat australiane se vajza kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar mbrëmjen duke festuar me të, deri natën vonë.

Vajza njihej si studente e zonja dhe pianiste e talentuar. Gjimnazin e kishte mbaruar në vitin 2016 me mesatare 99.36, ndërsa tani ishte duke vazhduar shkollën e lartë për imazheri mjekësore dhe piano klasike, me rezultate shumë ambicioze.

Të ngjashme