Ekonomia Online
FUNDIT

Australia do ta mbyllë ambasadën në Afganistan për shkak të frikës nga dhuna

Australia do ta mbyllë ambasadën në Afganistan për shkak të frikës nga dhuna

Australia do të mbyllë ambasadën e saj në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit. Kështu kanë njoftuar të martën Kryeministri i Australisë, Scott Morrison dhe Ministrja e Jashtme, Marise Payne. “Ne do të mbyllim ndërtesën e Ambasadës tonë në 28 maj 2021”, kanë shkruar ata, duke shtuar se ky vendim do të jetë i përkohshëm dhe sapo […]

Australia do të mbyllë ambasadën e saj në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit.

Kështu kanë njoftuar të martën Kryeministri i Australisë, Scott Morrison dhe Ministrja e Jashtme, Marise Payne.

“Ne do të mbyllim ndërtesën e Ambasadës tonë në 28 maj 2021”, kanë shkruar ata, duke shtuar se ky vendim do të jetë i përkohshëm dhe sapo të krijohen rrethanat e përshtatshme, ata do të hapin ambasadë të përhershme në kryeqytetin afgan.

Zyrtarët austrialianë po e cilësojnë Afganistanin si një vend gjithnjë e më pak i sigurt, njofton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Sipas tyre, ekziston frika se tërheqja e forcës së NATO-s të udhëhequr nga SHBA-të mund të zhysë Afganistanin përsëri në një luftë tjetër.

Ndonëse ambasada në Kabul do të mbyllet, sipas krerëve të Australisë, kjo e fundit do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në marrëdhëniet dypalëshe me Afganistanin.

Gjatë dy viteve të fundit, Australia ka zvogëluar numrin e trupave të saj në Afganistan nga një mijë e 500 në rreth 80 të tillë.

Në muajin prill, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se trupat amerikane do të largoheshin deri më 11 shtator, pas 20 vjetëve prezencë ushtarake në Afganistan.

Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s kanë thënë kohët e fundit se talibanët, deri më tani nuk kanë arritur të përmbushin zotimet e tyre për të zvogëluar dhunën në Afganistan.

Në marrëveshjen e nënshkruar në shkurt të vitit të kaluar, parashihet që SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s do të tërhiqnin të gjitha trupat në 14 muaj, nëse talibanët mbështesnin premtimet e tyre , duke përfshirë mos lejimin e Al-Kaidës ose militantëve të tjerë për të vepruar në zonat që SHBA kontrollonte dhe duke vazhduar bisedimet për paqen kombëtare.

Të ngjashme