Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë pozicionuar sot pasdite në disa pika në veri të Kosovës.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informacion pse ka shtim të forcave.
Ndërkohë edhe pjesëtarët e Policisë të Stacionit në Mitrovicë të Veriut janë parë duke mbajtur jelekët antiplumb dhe helmeta.
Besohet se shtimi i masave të sigurisë lidhet me rastin e arrestimin e djeshëm të personave, nën dyshimin se kanë ofenduar dhe më pas edhe sulmuar pjesëtarët e Policisë.
Që nga ora 10:00 e paradites, një numër qytetarësh të komunitetit serb kanë protestuar te hyrja e Gjykatës, duke kërkuar lirimin e personave të ndaluar.