Ekonomia Online
FUNDIT

Autobusi përplaset me një veturë në Prishtinë, ka të lënduar

Autobusi përplaset me një veturë në Prishtinë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Ilir Konushevci” në vendin e njohur “te Plepat” në Prishtinë. Mëngjesin e së martës ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, përkatësisht te rrethrrotullimi i njohur si “te Plepat”. Në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë, me ç’rast […]

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Ilir Konushevci” në vendin e njohur “te Plepat” në Prishtinë.

Mëngjesin e së martës ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, përkatësisht te rrethrrotullimi i njohur si “te Plepat”.

Në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë, me ç’rast është lënduar një person.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhnësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:00 në rrugën “Ilir Konushevci”, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, ka treguar Ahmeti.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se me këtë rast është duke u marrë njësi i trafikut të Policisë së Kosovës.

Theksojmë se edhe mbrëmë në po të njëjtin vend ka ndodhur një aksident zingjiror.

Të ngjashme