Ismet Osmani i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Osmani akuzohet për veprën “fajde, mashtrim dhe detyrim”. Avokati i tij, Alban Arifi, ka thënë se vendimi i gjykatës për paraburgimin e “Currit” është i padrejtë. “Kërkesa për paraburgim është njëjtë sikur kërkesat tjera shabllon”, ka thënë Arifi. “Madje Faton Dalladaku, personi i dëmtuar […]
Avokati i “Currit”: Vendimi për paraburgim i padrejtë

Ismet Osmani i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Osmani akuzohet për veprën “fajde, mashtrim dhe detyrim”.
Avokati i tij, Alban Arifi, ka thënë se vendimi i gjykatës për paraburgimin e “Currit” është i padrejtë.
“Kërkesa për paraburgim është njëjtë sikur kërkesat tjera shabllon”, ka thënë Arifi.
“Madje Faton Dalladaku, personi i dëmtuar nuk e akuzon fare “Currin” për veprat që janë ngrit”.
Për këtë rast katër persona janë në paraburgim, njërit i është parashkruar lënda dhe dy persona janë në arrati.
















