Avokati i Popullit me raport për mospunën e institucioneve për krimet e luftës: Veprime “anemike”, pa rezultate

Prishtinë | 07 Jan 2023 | 08:20 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati i Populli, Naim Qelaj ka konfirmuar për Ekonomia Online se ky institucion ka nisur një hetim për të parë se sa shteti i Kosovës është duke i përmbushur detyrimet që i ka në raport me krimet e luftës së fundit.

Ai ka sqaruar se raporti do të përmbajë të dhëna se sa Prokuroria dhe organet e tjera kanë arritur tu japin drejtësi rasteve të vrasjeve, masakrave e viktimave të dhunës seksuale.

“Ne kemi nisur një hetim për të parë se sa shteti është duke i përmbushur detyrimet që i ka në raport me atë që ka ndodhë me krimet. Ne nuk kemi me i hetuar krimet e luftës, atë e kanë për detyre që ta bëjnë autoritet shtetërore që janë kompetent për këtë punë, e jona është për të parë sa këto autoritete po i përmbushin detyrimet e veta që i kanë në raport me qasjen në drejtësi për viktimat e krimeve të luftës, sa po arrijnë që t’i përmbushin detyrimet e saj për të respektuar të drejtën për të ditur për të momerizuar dhe me faktua krejt atë që ka ndodh në Kosovë”.

“Sa Prokuroria dhe organet e tjera të kanë arrit me ngrit çështjet gjyqësore për të ju dhënë drejtësi atyre rasteve, masakrave, viktimave që nuk janë pakë janë mbi 13 mijë të vrarë gjatë kësaj periudhe. Me pa se çka shteti është duke bërë për viktimat e dhunës seksuale”, tha ai.

Qelaj tha se shteti i Kosovës nuk bërë mjaftueshëm që t’i dokumentuar krimet e luftës, duke shtuar se në vend nuk kemi një muze për atë çka ka ndodhur gjatë luftës së viti 1999.

Ai thotë se reagim ka qenë i zbehtë e “anemik: në drejtim të veprimeve konkrete për t’i kryere këto detyra. Avokati tha se ky raport pritet të publikohet në prill, ku do të përmbaj edhe rekomandime.

“Kjo ka ardhur si rezultat, i reagimit që shteti ka pasur në këto 22 vite pas çlirimit, reagim i cili ka qenë i zbehtë, ka qenë ‘anemik’ në drejtim të veprimeve konkrete për t’i kryere këto detyra dhe përgjegjësi që i ka. Sot ne jemi një vend që nuk kemi një muze të mirëfillti lufte, nuk e kemi një muze të mirëfillte të viktimave të krimit, nuk kemi një muze të viktimave të dhunës seksuale, të fëmijëve të vrarë”.

“Nuk po flasë për shoqërinë civile sepse ata janë munduar që t’i plotësojnë këto zbrazëtira që i ka lënë shteti. Por se çka ka bërë shteti në këtë drejtim, besoj që qytetari e din dhe nëse unë them që ka bërë shumë pak jam i bindur që pjesa dërmuese e qytetarëve do të pajtohen me këtë konstatim”.

“Mbi bazën e saj do të dalim me një raport, raporti do të dalë, pra brenda tre mujorit të parë të viti 2023. Do të jetë një kornizë gjithëpërfshirëse e pasqyrimit të gjendjes në këtë aspekt, dhe rekomandime të qarta për autoritet që duhet t’i ndërmarrim që ne të ndërtojmë të ardhmen tu e rikujtuar dhe tu e vendos paqen mesë njerëzve”, tha ai.

Të ngjashme