Avokati Koci: Afati gjashtë mujor ka skaduar, një popull i tërë po mbahet peng

Prishtinë | 24 Tet 2020 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arianit Koci ka thënë se Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit po iu shkelen të drejtat elementare të njeriut nga Gjykata Speciale e cila s’po tregon asgjë lidhur me aktakuzën e propozuar ndaj tyre.

Njoftimi i plotë:

Nuk po tregohet as respekti minimal ndaj qytetarëve të Kosovës, ndaj figurës së Presidentit të të Kosovës, e as ndaj z. Hashim Thaçi si individ, me faktin që Dhomat e Specializuara nuk japin informata se çka po ndodh me aktakuzën e deponuar me 24 prill 2020.

Afati gjashtë mujor ka skaduar!

Një popull i tërë po mbahet peng!

Në anën tjetër, z. Thaçi po i shkelen të drejtat e njeriut në mënyrë brutale.

Po bëhen dhjetë vite që kur kanë filluar hetimet – njëherë nga senatori Dick Marty, e pastaj nga task forca e ambasadorit Clint Ëilliamson.

Qytetarët e Kosovës duhet të informohen urgjentisht se çka po ndodh me presidentin e tyre.

Përndryshe, do të humbet besimi ndaj kësaj gjykate.

Të ngjashme