Bale i lumtur pas zgjatjes së kontratës me Realin

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 16:47 | Nga

Gareth Bale ka zgjatur edhe zyrtarisht kontratën me Real Madridin.

Uellsiani do të mbetet te skuadra madrilene gjer në vitin 2022, ndërsa është shprehur tejet i kënaqur me marrëveshjen e re.

“Ndjenja e pabesueshme për të nënshkruar me klubin më të madh në botë për 6 vjet!”, ka shkruar Bale në Instagram.

The Guardian raporton se me kontratën e re Bale fiton 388 mijë euro në javë pa taksa (me taksa 665 mijë euro), apo 166 milionë euro në gjashtë vitet e ardhshme.

Ndryshe, pritet edhe zgjatja e kontratës prej anës së futbollistit më të mirë të Los Blancos, Cristiano Ronaldo.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme