Balla prezanton 51 kandidatët për këshilltarë të PS në Elbasan

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Zgjedhjet në Shqipëti do të zhvillohen në 30 qershor dhe askush nuk duhet të guxojë të pengojë qoftë një zgjedhës të vetëm të ushtrojë të drejtën e tij për të votuar pasi kodi penal është i qartë.

Ka qenë kjo deklarata e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, teksa prezantoi 51 kandidatët për këshilltarë në këshillin bashkiak të Elbasanit.

“Zgjedhjet do të zhvillohen. Kush guxon të pengojë, qoftë edhe një zgjedhës të vetëm të shkojë për të ushtruar të drejtën e vet, Kodi Penal është i qartë. Të gjithë e dinë se çfarë i pret nëse guxojnë të pengojnë një zgjedhës të shkojë të votojë, nëse guxojnë të dëmtojnë një qendër votimi, apo një material votimi.

Derisa të fillojë fushata, ne jemi shumë të vetëdijshëm se Shqipëria pret një vendim shumë të rëndësishëm siç është fillimi i bisedimeve për anëtarësim, rekomandimi i Komisionit Europian, i cili me të gjitha gjasat dhe konfirmimet do të jetë një rekomandim pozitiv. Çdo përpjekje, qofshin me bomba molotov, apo me dhunë kundër institucioneve për të penguar fillimin e bisedimeve, për të penguar rrugën europiane të Shqipërisë, për të penguar vijimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi nuk ka për t’ja dalë dot”, tha Balla, raporton Tch.

Balla theksoi se në të ardhmen bashkëpunimi mes deputetëve dhe këshilltarëve duhet të jetë më i madh, madje propozoi takime të përmuajshme mes palëve, për të diskutuar problematikat e marra nga takimet me qytetarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme