Ballkani e Llapi kërkojnë në Turqi trofeun e parë të vitit

Prishtinë | 21 Jan 2023 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Ballkani dhe Llapi janë në mesin e disa skuadrave të Superligës së Kosovës në futboll që fazën përgatitore po e zhvillojnë në bregdetin e Turqisë. Në këtë vend dy skuadrat do të përballen për trofeun e Superkupës së Kosovës.

Dueli mes Ballkanit dhe Llapit zhvillohet të shtunën prej orës 13:00 në kompleksin “Titanic Belek Futbol Center”, ndërsa dy skuadrat synojnë trofeun e parë të këtij viti.

Llapi ka bërë disa ndryshime në ekip dhe në stafin teknik dhe do të shpresojë që stinorin pranveror ta nisë me trofe.

Në anën tjetër, kampioni në fuqi po ashtu do të tentojë fitimin e trofeut dhe si kundërshtari edhe ata janë përforcuar me disa lojtarë cilësorë.

Padyshim se do të jetë një përballje shumë e zjarrtë mes dy ekipeve, andaj mbetet të shihet se ku do të shkojë Superkupa e Kosovës, në Podujevë apo në Suharekë.

Të ngjashme