Ekonomia Online
FUNDIT

Barnier: Vështirë të shihet se mund të ketë marrëveshje të Brexit

Barnier: Vështirë të shihet se mund të ketë marrëveshje të Brexit

Negociatori i Bashkimit Evropian për Brexit, Michel Barnier, ka thënë se kërkesat e Britanisë së Madhe janë të papranueshme. Sipas tij sugjerimet e Qeverisë së Britanisë së Madhe për ndryshime të marrëveshjes së tërheqjes së Brexit duke qenë të papranueshme e bëjnë edhe më të vështirë që të shihet se si mund të gjendet një […]

Negociatori i Bashkimit Evropian për Brexit, Michel Barnier, ka thënë se kërkesat e Britanisë së Madhe janë të papranueshme.

Sipas tij sugjerimet e Qeverisë së Britanisë së Madhe për ndryshime të marrëveshjes së tërheqjes së Brexit duke qenë të papranueshme e bëjnë edhe më të vështirë që të shihet se si mund të gjendet një zgjidhje.

“Ne respektojmë vendimin e Britanisë për ta lënë BE-në, për të lënë tregun, për të lënë Bashkimin Doganor”, ka thënë Barnier në konferencë të përbashkët me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Mass.

Ai ka thënë se negociatat mes Britanisë së Madhe dhe BE-së janë në një fazë shumë sensitive.

Të ngjashme