Basha del nga Prokuroria: Më përdorën si shpërqëndrim pas përgjimeve të Bild

Prishtinë | 19 Qer 2019 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Tiranës.

Sipas Bashës prokuroria nuk ka asnjë provë të re që nga hera e fundit që ai është thirrur në prokurori.

‘Prokuroia nuk ka asnjë provë të re që nga 25 maji. U njoha me akuzën që nuk është akuzë pasi nuk ka asnjë provë.

S’ ka asnjë transaksion parash për pastrim parash. Dosjen nuk e kishin gati sepse nuk kanë dosje, është një çvështje e montuar në zyrën e Ramës, s’ kanë asnjë provë asnjë fakt.

Sa herë palsin skandalet e kësaj qeverie këta riaktivizojnë një dosje ku nuk ka asnjë fakt. Tani kanë plan që unë të shërbej si shpërqendrim nga përgjimet e Bildit’, u shpreh Basha jashtë ambienteve të Bild.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme